Rrafshohen pallatet e dëmtuara nga tërmeti në Laç

Bashkia e Kurbinit është një nga Bashkitë që ka më shumë dëmtime në ndërtesa. Nga tërmeti i 26 nëntorit është shënuar vetëm një viktimë i cili humbi jetën për shkak se nga nxtimi doli në ballkon dhe ra prej tij.

Abcnews.al raporton se 7 pallate pesë katëshe nuk janë më. Bashkia ndërhyri për ti shembur dhe po bëhet pastrimi i inerteve. 1081 objekte janë inspektuar në Bashkinë Kurbin dhe pritet që numri i pallateve që do të shemben të shtohet sepse nuk japin shumë mundësi për riparim. Pjesa më e madhe e qytetarëve janë strehuar në hotele dhe janë përcaktuar të qëndrojnë aty deri në janar për shkak se pritet ardhja e turistëve.

Ndërkohë 403 banorë janë trajtuar me bonuse qeraje. Vështirësia që hasin banorët është se nuk gjenden lehtësisht ambientet me qera, çmimet janë rritur ndjeshëm. Bashkia e Kurbinit ende nuk ka filluar riparimin e banesave të dëmtuara për shkak të mungësës së financimit, raporton gazetarja.

Më tej ajo thekson se Bashkia nuk ka një alternatitë të shpejtë strehimi, por nuk përjshton mundësinë që banorët të gjejnë në një tjetër bashki shtëpi me qera sepse ata sërish do ta marrin bonusin e qirasë. /abcnews.al