Pensionistët të pakënaqur me shpërblimet: Vetëm lodra fëmijësh mund të blesh…

Nis shpërndarja e shpërblimit të fundvitit për pensionistët. Të moshuarit mund ti tërheqin në sportelet e zyrave postare ku marrin pensionin. Shumë prej pensionisteve të pyetur nga “ABC News” janë shprehur të pakënaqur me vlerën.

Edhe pse ditë feste zyrat postare janë hapur. Pensionistët kanë nxituar të tërheqin shperblimin e fundit të vitit. Një ditë më parë qeveria vendosi t’u japë nga 3 mijë lekë  rreth 663 mijë pensionistëve në vend.

Çfarë mendojnë të moshurit për këtë?

“Jemi mësuar me pak”, tha një qytetar.

Ndërsa një tjetër shprehet: “nuk janë asgjë, vetëm lodra fëmijësh mund të blesh”.

Pensionistët kanë mundësi ta tërheqin shpërblimin e festave deri më 31 dhjetor.

Nëse e kanë të pamundur ata mund ta marrin bashkë me pensionin në muajin janar./abcnews.al