Deklarata e fortë: Mini-shengeni i shërben agjendës antishqiptare serbe!

Ish-deputetja e LSI, Silva Caka, duke folur për mini-shengenin, në një intervistë për “FaxNews”, e cilësoi takimin që u mbajt në Tiranë si diçka të errët që nuk u shërben interesave të shqiptarëve.

“Ka pikëpyeje shumë të mëdha mbi këtë iniciativë. Ka edhe nota shumë të errëta që janë antishqiptare. Nulk është përshëndetur nga shumë vende të rajonit dhe as nga Evropa. Në këto kushte, e gjykojmë si diçka që nuk vjen në të mirë të shqiptarëve, por i shërben një axhende serbe antishqiptare”, u shpreh Silva Caka.

Caka u pyet edhe për ftesën për dialog të kryeministrit Edi Rama për opozitën, ftesë të cilën ajo e refuzoi. Sipas Cakës, me Ramën kjo opozitë nuk mund të dialogojë për asgjë.

“Ftesa për dialog do të duhej që të vlerësohej, por më parë duhet të plotësohen disa kushte. Kushtet janë ato që vendosi Bundestagu gjerman, reforma zgjedhore, çlirimi i drejtësisë, ekonomia. Pa u përmbushur disa kritere themelore, është e pamundur që të diskutohet. Për çfarë do të dialogojmë me Edi Ramën? Dialogu me të është i pamundur. Nuk ka asnjë pikë ku kjo opozitë takohet me Edi Ramën”, deklaroi Silva Caka.