Basha: Kam besim se kjo ditë e shenjtë, ka fuqinë e magjinë për të bashkuar shqiptarët si një familje, për t’u përballur me çdo të keqe

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ditën e sotme vizitoi kishën e Shën Palit në Durrës dhe kishat e Shën Mhillit dhe Shna Ndout në Laç për të ndarë urimet e festës së Krishtlindjes me besimtarët dhe klerin katolik.

Përmes një postimi në Facebook, Basha shprehet ndër të tjera se, mendimet dhe lutjet e mia janë për ata që janë më shumë në nevojë e në veçanti, për të goditurit nga tërmeti i 26 Nëntorit, ndërsa nuk harron të falenderojë edhe klerin për gjendjen pranë nevojtarëve.

Postimi i plotë i kryetarit Basha

Në këtë ditë të bekuar të Krishtlindjes pata kënaqësinë të ndaja urimin me besimtarët e krishterë nga Kisha e Shën Palit në Durrës dhe Kishat e Shën Mhillit dhe Shna Ndout në Laç.

Mendimet dhe lutjet e mia janë për ata që janë më shumë në nevojë e në veçanti, për të goditurit nga tërmeti i 26 Nëntorit. Mirënjohje shërbëtorëve të Zotit që janë gjendur pranë njerëzve në nevojë që në çastet e para të fatkeqësisë që la pas tërmeti.

Kam besim se kjo ditë e shenjtë e Krishtlindjes, ka fuqinë dhe magjinë për të bashkuar shqiptarët si një familje, për tu përballur me çdo të keqe dhe për të dalë në dritën e begatisë dhe bekimit të Zotit!

Sjelltë kjo ditë besim dhe shpresë dhe ua mbushtë zemrat me dritë të gjithë shqiptarëve. Zoti e bekoftë Shqipërinë, Kosovën dhe shqiptarët kudo ku janë!

2 85

3 634 47

5 34

6 26

2 84

7 17