Mediu: Duhet një rezolutë të përbashkët bazuar në pikat e propozuara nga Basha

Kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, i pranishëm në tryezën për lirinë e Medias, është shprehur se, të gjitha palët duhet që të dalin së bashku në një rezolutë. Sipas Meidut, njeriu që bën çdo gjë është vetë Rama.

‘Autoriteti që bën çdo gjë është kryeministri.

Duhet të ketë një rezolutë të përbashkët bazuar në pikat e propozuara nga Basha.

Mendoj se e kemi mundësinë për takime me ndërkombëtarë të cilët analizojnë çështjen.

Shqipëria merr presidencën e OSBE-së dhe vendi po ballafaqohet me një ligj censure të mendimit dhe fjalës së lirë.

Duhet një rezolutë e përbashkët’, tha ndër të tjera gjatë fjalës së tij, kreu i Republikanëve, Fatmir Mediu.

2 58