Basha: Beteja për votën e lirë është jetike për mirëqenien e qytetarëve, por dhe avancimin e Shqipërisë drejt integrimit në BE

Gjatë fjalës së tij në Akademinë Politike të FRPD zhvilluar ditën e djeshme, kreu i PD, Lulzim Basha parashtroi edhe pjesë nga programi i opozitës. Ai tha se, është emergjente të ndalet eksodi i mjekëve dhe infermierëve dhe kio bëhet vetëm duke garantuar paga dinjitoze dhe kushte pune të sigurta.

“Vetëm nga emigracioni, për vitin 2018, humbja për ekonominë është 560 milionë euro, nderkohe që në spitalet tona s’ka më mjek dhe infermier.

Në programin tonë parashikojmë të rrisim pagat e mjekëve deri në 1200 euro, ndërsa infermjerëve në 700 euro. Vetëm në këtë menyrë ne do te arrijmë të permbushim nevojat e vendit me staf mjekësore dhe për t’u dhenë sherbime kudo ku jetojnë bashkëqytetarët tanë”, tha Basha.

Fjala e kryetarit Basha

Por, të dashur të rinj e të reja, nëse nuk arrijmë të sigurojmë votën e lirë, t’i japim fuqinë e vendimmarrjes dhe kontrollit, ndëshkimit dhe vlerësimit përmes votës qytetarëve, asnjëherë nuk do të mund të kemi një qeveri të përgjegjshme, që premtimet me të cilat merr votat, t’i bëjë realitet ose të largohet.

Prandaj, beteja jonë, beteja juaj, beteja e çdo shqiptari për votën e lirë është jetike për mirëqenien e qytetarëve, por dhe avancimin e Shqipërisë në rrugën drejt integrimit në BE.

Në kushtet e vendosura për Shqipërinë, garantimi votës së lirë është kryesori dhe kjo nuk mund te realizohet pa ndëshkuar politikanët që, në bashkpunim me krimin, blenë votat dhe shkatërruan proceset zgjedhore të 2016 dhe 2017-ës.

Ne kemi bërë propozimet tona, ne kemi ofruar bashkëpunimin tonë për reformën zgjedhore prej 4 muajsh, me një qëllim, për t’i hapur rrugë zgjedhjeve të lira dhe të ndershme, të parakohshme parlamentare dhe kushtetuese vendore në një ditë. .

Sot, në këtë ditë të përvjetorit të nëntë të lëvizjes së lirë është koha tpër të thënë qartë se ne kemi humbur shumë mundësi. Përveçc miliardave, kjo qeveri i ka vjedhur popullit shqiptar 6 vite për të avancuar projektin tonë për Shqipërinë si Europa. Pranverën tjetër shpresojmë që një tjetër shans t’i jepet Shqipërisë.

Deri ateherë, ne, Shqipëria, do të duhet të përmbushë detyrimet e saj. Kushtet e Bundestagut janë udhërrëfyesi ynë. Koha nuk pret. Është dëshmuar tashmë se me propagandë dhe shoë nuk ua hedh dot liderëve europianë. Nuk  ia hedh dot as Angela Merkelit, as Makronit, as Komisionit Europian. Rruga drejt Europës nuk kalon nga mashtrim, as nga propaganda e përditshme, por kalon nga reformat e vërteta, nga serioziteti dhe përkushtimi europian.

Pranda, është urgjent të nisë puna sa më parë, pasi koha në dispozicion është e shkurtër për zbatimin e kushteve të Bundestagut, ku prova kryesore janë zgjedhjet e lira dhe të ndershme.

Unë kam bindjen se këtë borxh që ua kemi shqiptarëve, këtë borxh që ia kemi rinisë sonë të mrekullueshme, dp të dimë ta shlyejmë së bashku, duke ecur përpara në betejën që nap ret, betejën për fjalën e lirë, betejën për Shqipërinë Europiane, betejën për zgjedhje të ira e të ndershme, që patjetër dhe me çdo kusht, do t’i fitojë rinia europiane, Shqipëria europiane.

Zoti e bekoftë Shqipërinë!

Zoti e bekoftë rininë!

2 60