Skandal! Provohet abuzimi i qeverisë me bonuset, militantët e PS marrin qira të shumëfishta

Partia Demokratike ka denoncuar sot skandalin me bonuset e qirave për tërmetin. Në një dokument të bërë publik në Facebook, PD deklaron se, militantët e PS po marrin qira të shumëfishta.

Dokumenti është i bashkisë së Durrës

Denoncimi i plotë i PD

SKANDAL! Provohet abuzimi i qeverisë me bonuset e qerave për tërmetin. Militantët socialistë marrin qera të shumëfishta.

Bashkia e Durrësit publikoi pak ditë më parë familjet që përfitojnë bonuset e qerasë për shkak të dëmtimeve të shtëpive të tyre pas tërmetit të 26 nëntorit.

Në media janë publikuar shpesh herë akuzat e banorëve të Durrësit dhe zonave përreth, më të goditurat nga tërmeti, se qeveria po i diskriminon ata banorë që njihen si kundërshtarë politikë, duke favorizuar deri në abuzim militantët e saj.

Një rast i tillë është provuar me Manzën. Ajo është një nga zonat më të godituar nga tërmeti, por shumë banorë vazhdojnë të flenë në çadra, ndërsa drejtuesit socialistë zhvasin bonuset e qerasë që nuk u takojnë.

Për Manzën janë dhënë 7 bonuse qeraje, 3 prej të cilave janë për familjen e Kryetarit të Partisë Socialiste të fshatit Radë, Armand Basha. Ai është njëkohësisht shpërndarës i ndihmave në Manzë dhe pronar i firmës së ndërtimit ‘Armandi shpk.’.

Siç tregon dokumenti, bonus qeraje ka përfituar edhe babai i Kryetarit të PS, Hysni Basha, edhe ky ndërtues dhe gjyshi i Kryetarit të PS, Murat Basha.

Të tre këta jetojnë në një shtëpi, por paratë për qiranë e kanë marrë sikur të jetonin të ndarë për arsyen e vetme se drejtojnë Partinë Socialiste në zonën e Manzës.

auto WhatsApp Image 2019 12 14 at 10.07.061576314542