Pas ndalimit të kushëririt të Taulant Ballës, edhe Lleshaj ka përgjegjësi për vdekjen e komisarit

Sekretari i Përgjithshëm i LSI, Endrit Braimllari ka akuzuar Ministrin e Brendshëm, Sandër Lleshaj si përgjegjës të drejtpërdrejtë për humbjen e jetës së komisarit Bajram Hajdarmetaj në godinën e Kavalishencës në Durrës.

Në një shënim në Facebook, Braimllari ka zbuluar edhe emërimet nepotike që janë bërë nga Lleshaj, pasi Drejtori i Shtëpisë së Pushimit të Ministrisë së Brendshme, e cila u shemb, është kushëri i parë i Taulant Ballës.

Braimllari shkruan sot në Fb: “Sandër Lleshi duhet të mbajë përgjegjësi drejtpërdrejt për humbjen e jetës së Kryekomisar Bajram Hajdarmetajt, jo vetëm për mosveprim pas tërmetit të 21 shtatorit, por dhe për emërime nepotike.

Drejtori i Kavalishencës Ahmet Doda, i shoqëruar sot në polici, është djali i dajës së Taulant Ballës.

Emërime të tilla nepotike dhe jo profesionale sollën atë fatkeqësi duke mos marrë asnjë masë pas tërmetit të 21 shtatorit, i cili dëmtoi rëndë godinën e Kavalishencës”.

rama termet

termeti ne Durres

termeti1575451251