Biznesmenë e zyrtarë u arratisën nga Shqipëria një ditë pas tërmetit

Disa persona, biznesmenë dhe zyrtarë janë shpallur në kërkim nga policia pasi kanë lënë Shqipërinë vetëm një ditë pas tërmetit shkatërrimtar me 25 viktima vetëm në Durrës.

Policia e shtetit nuk bën me dije emrat e tyre për shkak të sekretit hetimor por shprehet se:

“Vijon puna e pandërprerë në terren për gjetjen dhe ndalimin e personave të tjerë, për të cilët Prokuroria ka lëshuar urdhër-ndalimi, por për arsye hetimi nuk i bëjmë me dije gjeneralitetet e tyre. Theksojmë faktin se disa prej personave, për të cilët Prokuroria ka lëshuar urdhër-ndalimi janë larguar jashtë shtetit menjëherë pasi ra tërmeti.”

Por nga ana tjetër Drejtori i Drejtorisë për Krimet Ekonomike e Financiare në Policinë e Shtetit Lutfi Minxhozi e zbuti paksa situatën duke u shprehur:

“Nuk është se personat janë larguar për ti ikur hetimit, por për arsye famljare, njëri është larguar para se të ndodhte tërmeti. Nuk kanë marrë dijeni për hetimin dhe janë larguar. 5 personat që janë jashtë shtetit, nuk lidhen për ikjen për shkak të hetimir. Policia ka marrë masa dhe ka dërguar në pikat e kalimi punonjës që të ndalojnë këto persona”.

Ndërkohë prokuroria e Rrethit Gjyqësor Durrës ka arrestuar 9 shtetas deri më tani, ndërsa thuhet nga burimet për faxweb.al se janë prerë 18 fletë arresti deri më tani.