Basha: Rama-Ahmetajt vetëm të mos preken paratë e 10 oligarkëve janë gati të sakrifikojnë jetët e njerëzve

Kryetari i PD, Lulzim Basha shkruan në një postim në Facebook se, një sjellje kriminale po denoncohet nga qytetarët. Grupe vlerësuesish që shkojnë dy apo tre herë dhe japin vlerësime kundërthënëse për sigurinë e banesave.

“Në Durrës disa banorë pohojnë se u kanë ardhur tre herë vlerësuesit. Dy herë ua kanë nxjerrë banesat të pabanueshme dhe pastaj të banueshme.

Sipas familjarëve që takova ka një tendencë këtë javë me urdhër nga lart që megjithë gjendjen e rrezikshme të banesave ato të konsiderohen të banueshme pasi qeveria nuk ka lekë për ndertimin e tyre.

Ky është skenari që vrau 24 njerëz në Thumanë. Kjo është vrasje me paramendim dhe kërkon ndërhyrje të menjëherëshme të organeve të drejtësisë.

Nuk mundet të përsëritet tragjedia e Thumanës, ku ndonëse pallatet ishin vlerësuar të pabanueshme pas 21 shtatorit, banorët u udhëzuan të futeshin brenda me ardhjen e dimrit. Apo në Durrës ku objektet e dëmtuara rëndë nga tërmeti i 21 shtatorit u lanë jashtë vëmendjes duke sjellë viktima.

Kjo që pashë në Durrës dhe që po ndodh kudo me vleresimet është KRIMINALE. Është fytyra e vërtetë e Rama-Ahmetajt që vetëm të mos preken paratë e 10 oligarkëve janë gati të sakrifikojnë jetët e njerëzve. Janë 150 milion dollarë që shkojnë për 10 oligarkë ndërsa vuajtjet e njerëzve që u goditën nga tërmeti vetëm shtohen.

Duhen angazhuar URGJENTISHT specialistë të kualifikuar për verifikimin e saktë zyrtar dhe ligjit të banesave. Duhen vënë para drejtësisë të gjithë ata që japin urdhëra kriminalë që të çertifikohen objektet e pabanueshme si të banueshme.

Taksat e qytetareve duhet tu rikthehen atyre, pasi sot kanë me nevoje se kurrë. Me to duhet të mbeshtet biznesi dhe ekonomia e dëmtuar rëndë. Zvarritja, neglizhenca, korrupsioni dhe propaganda rrezikojnë jetë dhe na zhysin më thellë në krizë ekonomike dhe sociale”, shprehet Basha.

Një sjellje kriminale po denoncohet nga qytetarët. Grupe vlerësuesish që shkojnë dy apo tre herë dhe japin vlerësime kundërthënëse për sigurinë e banesave. Në Durrës disa banorë pohojnë se u kanë ardhur tre herë vlerësuesit. Dy herë ua kanë nxjerrë banesat të pabanueshme dhe pastaj të banueshme. Sipas familjarëve që takova ka një tendencë këtë javë me urdhër nga lart që megjithë gjendjen e rrezikshme të banesave ato të konsiderohen të banueshme pasi qeveria nuk ka lekë për ndertimin e tyre. Ky është skenari që vrau 24 njerëz në Thumanë. Kjo është vrasje me paramendim dhe kërkon ndërhyrje të menjëherëshme të organeve të drejtësisë. Nuk mundet të përsëritet tragjedia e Thumanës, ku ndonëse pallatet ishin vlerësuar të pabanueshme pas 21 shtatorit, banorët u udhëzuan të futeshin brenda me ardhjen e dimrit. Apo në Durrës ku objektet e dëmtuara rëndë nga tërmeti i 21 shtatorit u lanë jashtë vëmendjes duke sjellë viktima.Kjo që pashë në Durrës dhe që po ndodh kudo me vleresimet është KRIMINALE. Është fytyra e vërtetë e Rama-Ahmetajt që vetëm të mos preken paratë e 10 oligarkëve janë gati të sakrifikojnë jetët e njerëzve. Janë 150 milion dollarë që shkojnë për 10 oligarkë ndërsa vuajtjet e njerëzve që u goditën nga tërmeti vetëm shtohen. Duhen angazhuar URGJENTISHT specialistë të kualifikuar për verifikimin e saktë zyrtar dhe ligjit të banesave. Duhen vënë para drejtësisë të gjithë ata që japin urdhëra kriminalë që të çertifikohen objektet e pabanueshme si të banueshme.Taksat e qytetareve duhet tu rikthehen atyre, pasi sot kanë me nevoje se kurrë. Me to duhet të mbeshtet biznesi dhe ekonomia e dëmtuar rëndë. Zvarritja, neglizhenca, korrupsioni dhe propaganda rrezikojnë jetë dhe na zhysin më thellë në krizë ekonomike dhe sociale.

Gepostet von Lulzim Basha am Samstag, 14. Dezember 2019