Ballina Shëndetesi Duke parë një film horror digjni kalori si të kishit ecur për...

Duke parë një film horror digjni kalori si të kishit ecur për 30 minuta

Nëse jeni në mesin e personave që iu pëlqejnë filmat e frikshëm, atëherë kemi disa lajme të mira për ju.

Një studim i kryer nga Universiteti Westminster, i publikuar së pari në ‘The Telegraph’, ka zbuluar se shikimi i filmave të frikshëm mund të ndikojë që shikuesi t’i djegë deri në 113 kalori.

Pra, kjo parimisht është ekuivalente me një ecje 30-minutëshe.
Por kjo nuk do të thotë se do t’i shijoni përfitimet e ajrit të freskët në natyrë duke qëndruar në shtëpi.

Për të rënë në këtë përfundim, shkencëtarët i kanë matur rrahjet e zemrës, oksigjenin dhe lirimin e dyoksidit të karbonit derisa dikush ishte duke shikuar film horror. Në fund të studimit, rezultatet kishin treguar se numri i kalorive të djegura ishte rritur dukshëm deri në fund të filmit.

Ndërsa, sipas pjesëmarrësve, filmi më i frikshëm ka qenë ai i regjisorit Stanley Kubrick “The Shinning”, ku mesatarisht kishte ndikuar që shikuesit të djegin mbi 184 kalori për 2 orë e 26 minuta.

Exit mobile version