Ballina Politikë Vasili-Ramës: Mjaft më! Nuk mund të bëhet shaka me jetët e njerëzve

Vasili-Ramës: Mjaft më! Nuk mund të bëhet shaka me jetët e njerëzve

Nënkryetari i LSI-së Petrit Vasili në një deklaratë për mediat ka reaguar pas inspektimit të sotëm të kryeministrit Rama në ambientet e QSUT-së.

Ai shprehet se kryeministri duhet t’ja lërë në dorë specialistëve, “kjo është një kohë që nuk mban hi sysh, shqiptarët kërkojnë siguri dhe garanci”, tha Vasili.

“Sot gjithologu i cili vetëm bën inpsektimin me Ministren e Shëndetësisë që nuk ka të bëjë me këtë çështje futet në një godinë e cila nuk duhet të ishte në funksion. Kush i jep sigurinë e kësaj ndërtese.

Katër kate vazhdojnë punë, kush e mban përgjegjësinë. E njëjta gjë po ndodh me shkollat në Tiranë. Kjo situatë është situatë skandaloze dhe tregon qartë se këta njerëz nuk mbajnë përgjegjësi kur bëhet fjalë për jetë njërëzish”, tha Vasili.

Exit mobile version