Italia konfirmon dënimin e Valdrin Pjetrit

Në njësinë e dekriminalizimit ka mbërritur nga prokuroria italiane letërporosia për kandiatin për kryebashkiak të PS-së në Shkodër Valdrin Pjetrin, duke konfirmuar dënimin e tij në Itali, akuza që fillimisht u bënë nga Partia Demokratike në Shqipëri

Mësohet se letërporosia ka mbërritur në Shqipëri që prej 28 nëntorit dhe konfirmohet se drejtësia italiane e kishte fajësuar Pjetrin për akuzat “trafik lëndësh narkotike” dhe ka qënë dënuar me 18 muaj burg. Me marrëveshje kishin vendosur largimin e tij nga territori italian.

Tanimë pritet që njësia e dekriminalizimit të merrë përgjigjen nga ministria e Drejtësisë dhe më pas do të kryehen veprimet proceduriale ku Valdrin Pejtri do procedohet penalisht e do të merret i pandehur.

pjetri 1

Edi Rama dhe Valdrin Pjetri

rama lokali pjetri