Basha: Në njësinë nr.6 banorët tërësisht jashtë vëmendjes. Kërkojnë vlerësim urgjent, strehim dhe ndihma ushqimore

Kryetari i PD, Lulzim Basha shkruan në një postim në Facebook se, në njësinë administrative nr.6 në Tiranë banorët ndodhen tërësisht jashtë vëmendjes. Basha shkruan më tej se, banorët kërkojnë vlerësim urgjent, strehim dhe ndihma ushqimore.

“Sot në njësinë administrative 6 në Tiranë, qindra banesa të shkatërruara dhe të pabanueshme. Mes vuajtjeve, stresit dhe tronditjes banorët kërkojnë vlerësim urgjent, strehim dhe ndihma ushqimore! Ata thonë se deri tani janë tërësisht jashtë vëmendjes dhe të braktisur në fatin e tyre.

Mirënjohje për kontributet dhe ndihmën e disa bizneseve që ndonëse në vështirësi kanë strehuar 40 familje. Ndërkohë u informova se ndihma të tjera të destinuara nga Kosova për këtë zonë janë ndalur në Kashar dhe nuk kanë arritur në destinacion. Gjithsesi vullnetarizmi nuk mjafton. Duhet menjëherë prania dhe ndihma e shtetit!”, shkruan Basha.

1 1

2 1

3