Ballina Notizie Luca, një orë fjalim për të dhënë si ndihmë pagat e punonjësve...

Luca, një orë fjalim për të dhënë si ndihmë pagat e punonjësve të vet

Në Elbasan komunitetet fetare, sipërmarrësit, njerëzit e thjeshtë ata të politikës, artit dhe sportit janë bërë bashkë për të dhuruar ndihmë financiare për riparimin e dëmeve.

Një prej të pranishmëve ishte edhe biznesmeni Gjergj Luca, i cili nuk u ndal thjesht tek donacionet, por sulmoi edhe akuzoi edhe klasën politike që nuk bën aq sa duhet për vendin, duke penguar zhvillimin.

“Të mos vijojmë me mentalitetin komunist. Të hapen kufijtë,të bashkojmë kombin tonë me Serbinë dhe Greqinë. Politikanët tanë kanë nga 3 shtëpi. Të mos flasim për të mbrojtur Kushtetutën, por të hapin dyert e tyre e shtëpive të tyre dhe të kontribuojnë për personat në nevojë”, u shpreh ai ndër të tjera në një fjalim të gjatë.

Më tej ai deklaroi se ndonëse u ishte kërkuar nga punonjësit e tij të dhuronin nga 1 rrogë, ai u shpreh se punonjësit e tij do të dhurojnë vetëm 1 ditë pune, duke u kërkuar të gjithë shqiptarëve të dhurojnë nga 1 ditë rroge nga xhepi i tyre.

Gjithashtu ai premtoi se do të jepte një pjesë të mirë të fitimeve të kompanisë për muajt e ardhshëm, si edhe 100 milionë lek.
Po 100 milionë lek premtoi edhe deputeti i PS që vjen nga radhët e biznesit, Vullnet Sinaj.

Insajderi.com

Exit mobile version