Ballina Aktualitet Kaos pas termetit tragjik! Qeveria nuk arriti të ngrejë Shtabin e Emergjencës…

Kaos pas termetit tragjik! Qeveria nuk arriti të ngrejë Shtabin e Emergjencës…

Gazetari i njohur, Armand Shkullaku duke folur në studion e Abc News, për situatën ku ndodhet vendi pas termetit tragjik që shkaktoi 49 viktima dhe mbi 900 të lënduar, tha se qeveria ishte e papërgatitur dhe nuk arriti të ngre në kohë Shtabin e Emergjences.

“Kaosi vazhdon. Para se të hyja në studio më mori në telefon Dukagjin Lipa, babai i këngëtares Dua Lipa. Donte të bënte një donacion monetar por nuk e dinte se ku ta bënte pasi online janë 50 linqe. Edhe ky fakt tregon se ka kaos”, tha Shkullaku.

Më tej ai solli të tjera argumente të keqmenaxhimit të ndihmave humanitare.

“Qeveria nuk arriti dot të ngre në kohë një Shtab Emergjence mes Durrësit dhe Thumanës. Duhet një autoritet zyrtar që del çdo një orë dhe raporton për strehimin, për ndihmat, etj. Duhen persona me emra konkret që po merren me këtë punë.

Kryeministri del në vende të ndryshme, bën foto dhe jep gjoja intervista kalimthi…Kjo është nën efektet e propagandës dhe jo punë reale. Unë kam ndjekur Abc News dhe kam parë njerëz që nuk dinin ku të drejtoheshin për ndihmat.

Ndihma ka por nuk ka organizim! Më kujtohet në 1999 shtabi i Ushtrisë italiane. Kishte një shtab dhe një gjeneral që ndiqte gjithë operacionin humanitar”, u shpreh Shkullaku.

Exit mobile version