Bilanci tjetër, 237 pallate dhe 940 shtëpi të dëmtuara si dhe…

Sipas “Exit” janë 237 pallate dhe 940 shtëpi të dëmtuara dhe 5.240 njerëz të pastrehë, ky është bilanci paraprak i raportuar nga qeveria për dëmet e shkaktuara nga tërmeti në qarkun e Durrësit dhe Tiranës.

Gjatë mbledhjes së qeverisë ditën e sotme, Kryeministri Rama njoftoi shifrat dhe theksoi se “ky bilanc duhet të plotësohet në mënyrë që askush të mos mbetet jashtë raportimeve”. Kryeministri njoftoi se:

Në Durrës, janë dëmtuar 176 pallate; 701 banesa, 12 prej të cilave të shkatërruara plotësisht; dhe 1,260 persona janë shpërngulur, 625 prej tyre janë strehuar në hotele dhe 360 të tjerë në palestrat e shkollave.

Në Tiranë, janë dëmtuar 61 pallate, 8 prej të cilëve të pabanueshme; 239 banesa të dëmtuara, prej të cilave 15 të pabanueshme; dhe 3,480 persona janë të pastrehë. Qytetarët e Tiranës, të cilët nuk mund të kthehen në shtëpitë e tyre, janë sistemuar në qendrat sociale, ose pranë familjarëve jashtë Tiranës.

Në Thumanë rreth 500 njerëz janë vendosur në çadra.