Basha: Kavaja dhe Vora kanë pësuar dëmtime serioze nga tërmeti. Qytetarët kanë nevojë për ndihmë urgjente

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ishte sot në qytetin e Kavajës dhe të Vorës ku inspektoi nga afër banesa dhe pallate, të cilat kanë pësuar dëmtime si pasojë e tërmetit të 26 nëntorit.

“Kavaja dhe Vora kanë pësuar dëmtime serioze nga tërmeti i 26 nëntorit. Qytetarët kanë nevojë për ndihmë urgjente, pasi kalojnë natën nëpër makina dhe çadra të cilat edhe për shkak të kushteve atmosferike janë të papërshtatshme.

Në Vorë banesat e qindra familjeve janë të dëmtuara dhe të pabanueshme. Shumë prej tyre kanë nevojë për ndihma dhe për ushqime.

Në Kavajë me dhjetëra objekte janë të pabanueshme. Prej katër ditësh po presin ekspertet të vlerësojnë gjendjen e objekteve të banimit, ndërsa netët i kalojnë nëpër makina, pa mundur të marrin as rrobat e trupit nga frika se pallatet mund të shemben.

Kërkohet urgjentisht vëmendje për këto zona me dëmtime të rënda, banorët e të cilave kanë nevojë për strehë, ushqime dhe vlerësim të banesave”, shkruan BAsha në një postim në Facebook.

1 64

2 56

3 40

4 23

5 18

6 10

7 9

8 6