Ballina Aktualitet Arreatimi i gazetares së gazetës së Vatikanit, reagon Vokshi: Shqipëria në zi,...

Arreatimi i gazetares së gazetës së Vatikanit, reagon Vokshi: Shqipëria në zi, Edi Rama arreston besimtaren e Zotit!

Nga Albana VOKSHI

Në kulmin e panikut, të pasigurisë, kur Shqipëria mban zi për 49 jetë të humbura, nga tërmeti, Edi Rama nuk heq dorë nga sjellja qesharake prej një diktatori të vogël, i mbetur në tentativë.

Edi Rama ka udhëruar arrestimin e studentes Xhulia Aliaj, për fajin e vetëm se ka publikuar facebook një shkrim te gazetës se Vatikanit “Avennire.it” për rrezikun e shpërthimit të depozitave në Porto Romano. Nje frikë legjitime, në një kohë kur lëkundjet e tërmeteve vazhdojnë ende pa pushim.

Të gjithë që e njohin Xhulian e dinë se ajo është një vlerë për komunitetin, është një vajzë besimtare katolike, krimi i vetëm i të cilës ishte shprehja e frikës së saj nëpërmjet gazetës së Vatikanit, një prej mediave më serioze në botë.

Edi Rama e arrestoi Xhulian si kriminele, në orën 23.00, pa u thënë asnjëherë durrsakëve a janë apo jo të sigurta depozitat në Porto Romano.

Çdo minutë që Xhulia mbahet në qeli, është një padrejtësi më shumë ndaj një studenteje të tronditur, të pasigurtë për jetën e saj. Durrësi sonte është një qytet fantazëm, edhe sepse Edi Rama krekoset në televizione, bën shoe me tragjedinë e familjeve të shuara nga tërmeti dhe nuk bën çfarë duhet për të informuar qytetarët, për t’i strehuar ata, për të evidentuar dëmet dhe objektet e pasigurta.

Lirimi i menjëhershëm i Xhulias është më e pakta që duhet të bëjë diktatori në tentativë.

Edi Rama të mbajë larg duart nga media!

Censura dhe arrestimet janë mjet i dështuar për t’i mbyllur gojën portaleve apo qytetarëve, që të thonë të vërtetën se kjo është një krizë që po menaxhohet keq.

Exit mobile version