Specialistët e huaj sa zbritën në Rinas kërkuan të shkojnë urgjent te tërmeti, por nuk i lanë…

Nga Agim XHAFKA

Mbetën rrugëve specialistët e huaj. Sa zbritën në Rinas kërkuan të shkojnë urgjent te térmeti, atje ku është puna e tyre. Por nuk i lanë. U pret prefekti për një vizitë, erdhi përgjigja.

Dy orë atje. Biseda koti, kafe, çaj dhe foto e filmime. Plot televizione. Po tani,a të ikim, pyetën sërish. Jo, duhej të shkonin te një shkollë në Tiranë se do takonin Lalin.

Atje i prisnin televizionet e Ballkanit. Morën në dorë çelsin e Tiranës. Por nguteshin,donin të shpëtonin njerëzit që rrinin nën rrënoja. A të ikim tani? Jo,se po u pret ai mjekérbardhi. Nuk është babagjyshi,është kryeministri.

Do vonohet nja dy orë, po mos u mérzitni,në hotel me pesë yje është takimi. Pritën dhe pritën deri sa nga mëngjesi erdhi burri i gjatë. U dha dorën,asnjë fjalë. Qeshi para kamerave dhe…iku. Po tani të shkojmë te rrënojat?

Shkoni po s’keni ç’të shpëtoni. Dhanë frymën e fundit ata që i zuri poshtë shtëpia. Ah, sikur të kishit ardhur më parë, dëgjuan.
Kjo ishte pérgjigja. Po tashmë s’kishte kamera rrotull. Veç dy makina që i morën specialistët e huaj dhe i çuan në Rinas. Hypën avionin dhe fluturuan. Në tv pamje si kryeministri qeshte e takohej me ta. Populli gëzohej…