Ballina Notizie Numri i viktimave të tërmetit arrin në 41, shumë janë nën rrënoja

Numri i viktimave të tërmetit arrin në 41, shumë janë nën rrënoja

E plotësuar: Është rritur frikshëm bilanci tragjik i tërmetit të fuqishëm që tronditi vendin në orën 03:54 të mëngjesit të së martës.

Është konfirmuar viktima e 41 si pasojë e tërmetit të së martës.
Autoritetet po nxjerrin nga rrënojat disa të mbijetuar, ndërsa po përpiqen të komunikojnë me personat që ndodhen nën rrënoja në Thumanë./tch/

E plotësuar: Është rënduar bilanci tragjik i tërmetit të fuqishëm që tronditi Shqipërinë në orën 03:54 të mëngjesit të së martës.
Të enjten numri i viktimave u rrit në 40.

Forcat e kërkimit kanë nxjerrë mbrëmjen e sotme trupat e pajetë të dy personave, nënë e bir nga rrënojat e pallatit 6-katësh të shembur në lagjen numër 18 në Durrës. /Euronews.al/

E plotësuar: Është nxjerrë nga rrënojat trupi i fundit i pajetë në pallatin gjashtë katësh në Durrës.
Ekipet e kërkim shpëtimit kanë nxjerrë trupin e Roza Meces.

Dy ditë më parë, u nxorën nga rrënojat edhe vajza e saj Diena Mece dhe mbesa 10-vjeçare, Esiela.
Deri tani numri i viktimave ka shkuar në 39, por pritet që të rritet pasi ka ende persona nën rrënoja.

Rreth orës 4 të mëngjesit në Thumanë janë nxjerrë nga rrënojat edhe 3 trupa të tjerë.
Kjo sipas Ministrisë së Mbrojtjes ka çuar numrin e të vdekurve në 37, raporton Top Channel.

Gjithashtu ministria bën me dije se operacionet e kërkim-shpëtimin janë ndërprerë pasi nuk ka informacion nëse ka akoma persona nën rrënoja. Ndërkohë numri i të plagosurve i ka kaluar 650.

Kujtojmë se tërmeti i cili goditi të martën Shqipërinë, ishte me magnitudë 6.4 shakllë të Rihterit ku dridhjet u ndjen edhe në Kosovë dhe vendet tjera fqinje.

Exit mobile version