S’ka tërmet, tragjedi e Ballë që të të pastrojë!

Rama po mundohet që të përdorë këtë tragjedi kombëtare të shkaktuar nga tërmeti si një mjet për të pastruar veten e tij nga gjynahet që ka bërë ndaj këtij vendi me vjedhjet gjigande dhe ku hije dyshimi po lindin tani edhe me fondet që po jepen për të prekurit nga tërmeti.

Në shown e mbrëmjes ai bëri deklarata aktoriale duke arritur deri aty sa se të deklarojë se ky nuk është ai soj politikanësh që e përdorin politikën si instrument për të vjedhur.

Balla e pyeti për statusin e postuar në rrjetin social të djalit të kryeministrit, Greg Rama, i cili thoshte se mes viktimave ishte dhe njeriu i tij i afërt, së bashku me familjarët.

E gjitha një skenë e pështirë e sajuar ku gazetarit i vjen keq për djalin e kreut të qeverisë, por jo për ato dhjetra që kanë humbur jetën dhe dhjetra të tjerë që janë ende nën gërmadha apo mijëra të tjerë që kanë humbur shtëpitë dhe nuk kanë ende një strehë ndërsa ku të fusin kokën, ndërsa po fillojnë reshjet.

Rama tha se sot i ka të gjithë si Gregun, ndërsa u përlot dhe u largua pa e mbyllur fjalinë.

“Nuk dua të flas për aspektet personal të djalit. Unë sot jam në një pozitë që ndoshta është e pamundur ta shpjegoj. Ata që e dinë politikën një mizerabilitet, apo një instrument për të vjedhur dhe që kujtojnë se të gjithë jemi njëlloj, dhe se unë këtu rri e po jap mish e shpirt për lekë nuk mund ta kapi, por njësia ime është shumë e fortë dhe është se sot unë i kam të gjithë këta njerëz të prekur si Gregun. Isha me …”, tha Rama, duke u larguar i prekur.