Regjisori i njohur: Shteti në kolaps, qytetarët e dëmtuar nga tërmeti në mëshirë të fatit

Regjisori i njohur,  Edmond Budina u shpreh se shteti shqiptar është në kolaps total për t’u ardhur në ndihmë banorëve për të përballuar pasojat e rënda të tërmetit. Ai tha se, në momentin që kanë shkuar te qytetarët, këta të fundit i kanë parë si perëndi, sepse ishin lënë në mëshirë të fatit.

“Shteti shqiptar është në kolaps dhe nuk e di në këtë vend a kanë shpirt këta njerëz apo nuk kanë shpirt këta njerëz. I kishin lënë njerëzit në mëshirën e tyre vetëm disa çadra ishin ngritur dhe njerëzit nuk kishin asgjë.

Si të babëzitur, në fatkeqësinë e tyre të madhe kur na panë ne sikur iu shkoi perëndia. Unë nuk e di se në ç’vend mund të ndodhi kjo gjë që politikanët të tallen në këtë mënyrë me realitetin dhe me këtë tragjedi të madhe”, u shpreh regjisori Budina. /RTV Ora

budina

1 50

ber 2

e2

1 44