Banorët e Unazës së Re: Ofrojmë një ndërtesë 5 katëshe për 200 persona për banorët e prekur nga tërmeti

Banorët e Unazës së Re në solidaritet me situatën e pas tërmeteve, kanë vënë në dispozicion një ndërtesë 5 katëshe për çdo familje e banor të pastrehë. Në një postim në Facebook, thuhet se kjo ndërtesë mund të strehojë deri në 200 persona.

Godina e banimit ka kapacitet banimi për rreth 200 persona, është 5-katëshe me ujë, drita e kushte higjeno-sanitare shumë të mira. Banorët shprehen se nga banesa, spitali ushtarak është 15 minuta larg.

Postimi i plotë

Ne familjet dhe banorët e Unazës së Re, në solidaritet të plotë me situatën e post-tërmeteve, vëmë në dispozicion këtë ndërtesë 5-katëshe për çdo familje e banor të pastrehë nga tërmeti sidomos për zonën e Durrësit e të Thumanës por jo vetëm! Godina e banimit ka kapacitet banimi për rreth 200 persona, është 5-katëshe me ujë, drita e kushte higjeno-sanitare shumë të mira, është afër 1 deri 3 minuta larg stacioneve të autobusëve, urbanë e interurbanë.

Spitali Ushtarak është vetëm 15 minuta larg në këmbë nga godina. Godina e banimit ka dhe ambient magazinimi. Godina e banimit gjendet 100-m sapo hyn në Unazë të Re, krahu i djathtë te Sheshi Shqiponja.

Ne banoret e Unazës së Re bashkë me Aleancën për Teatrin marim përsipër strehimin e të pastrehëve pa afat deri në një zgjidhje të dytë! Bashkë me Aleancën për Teatrin do t’ju sigurojmë ushqime, rroba, batanije, dyshekë e çfarë tjetër u nevojitet për ta kaluar me sa më pak dhimbje këtë situatë të vështirë! Çdo familje e banor i dëmtuar nga tërmeti mund të na kontaktojë; jemi në dispozicion 24 orë për ju.

1 48

e2