Dua Lipa: E shkatërruar! Zemra dhe lutjet e mia janë me shqiptarët

Pas Granit Xhakës dhe Xherdan Shaqirit, edhe këngëtarja e njohur me origjinë shqiptare, Dua Lipa është solidarizuar me fatkeqësinë që ka përfshirë Shqipërinë.

Në një postim në Instagram, Dua shprehet se është e shkatërruar nga lajmet.

Ndërsa shton se lutjet e saj janë për shqiptarët.

“E shkatërruar nga lajmet e këqija. Zemra dhe lutjet e mia janë me shqiptarët. I dërgoj gjithë dashurinë time në këto kohë të vështirë“, shkruan Dua.

dua lipa