Ballina Aktualitet Berisha i pikëlluar: Thellohet zija, arrin në 22 numri i viktimave!

Berisha i pikëlluar: Thellohet zija, arrin në 22 numri i viktimave!

Miq, bilanci tragjik i termetit te mengjesit te sotem vazhdon e thellohet, arrin ne 22 numri i viktimave, perseri ne germadhat e ndertesave, pallate, hotele, shtepi banimi ka burra, gra, femije qe luftojne me vdekjen.

Mbi 650 qytetare jane te plagosur nga rrenimet e ndertesave, prej tyre ka dhe ne gjendje te rende.

Ndaj dhe ju ftoj te dashur miq te lutemi per shpirtin e viktimave dhe te ngushellojme familjet e tyre, te urojme shpetimin nga kthetrat e vdekjes te te gjithe atyre qe presin te nxiren nga rrenojat e ndertesave te shembura nga termeti dhe sherimin e plote te te plagosurve nga kjo fatkeqesi e rende natyrore qe goditi vendin tone.

Lexoni raportimin e gazetarit. sb

Rritet sërish bilanci i viktimave/ 22 të vdekur nga tërmeti

Vijojnë të mbërrijnë lajme të rënda nga zonat më të prekura të tërmetit të sotëm.
Sipas Report TV, numri i viktimave në Thumanë, Durrës, në zonën e ish-Kënetës dhe Lezhë ka shkuar në 22, ndërsa janë mbi 600 të lënduar që kanë marrë trajtim në spital si pasojë e dëmtimeve nga lëkundjes e fuqishme sizmike të mëngjesit që vazhdojnë ende me pasgoditje të njëpasnjëshme.

Deri tani rreth 44 persona janë nxjerrë të gjallë nga rrënojat ndërsa vijojnë kërkimet për të te mbeturit nden rrenoja!

Ushtria, forcat e policisë dhe Emergjenca Civile po gërmojnë në mes të rrënojave të 9 godinave në Durrës, Thumanë dhe në lagjen e Kënetës ku dyshohet që mund të jenë edhe shumë njerëz.

Po kërkohet aktualisht te tre pallatet e shembura në Thumanë, një vilë në Kënetë, dhe në Durrës hotel “MiraMare”, Hotel “Tropikal”, Hotel vila “Palma”, një pallat i fundosur dy kate nëndhe në lagjen numër 6, dhe një pallat në lagjen numër 18 pranë stadiumit.
Ndërkohë, lëkundjet e tokës vijojnë ende…
Raportimi LIVE në Syri TV

 

Exit mobile version