I vihet zjarri në makinës së gjyqtarit

Makina e gjyqtarit të Gjykatës së Shkallës së Parë në Shkodër, Andri Ymeri është djegur në mesnatë. Ka qenë ora 23:48 e mbrëmjes së të dielës kur dy persona me skafandër në kokë dhe me një motor janë afruar tek mjeti tip benz i gjyqtarit Andri Ymeri duke e lyer me lëndë djegëse dhe duke i vënë flakën mjetit që ndodhej i parkuar afër kishës françeskane në Shkodër.

Menjëherë flaka është përhapur me shpejtësi duke shkrumbuar mjetin tip benz të gjyqtarit Ymeri dhe nje tjetër ngjitur me të. Dy autorët pasi sigurohen në pak sekonda se mjeti mori flakë dhe po digjej janë larguar me shpejtësi.

Policia e Shkodrës ka identifikuar autorët e zjarrvënies së makinës së gjyqtarit të Shkodrës, Andri Ymeri. Ata janë identifikuar nga kamerat e sigurisë së bizneseve në rrugën ku ka ndodhur ngjarja.

Shkaqet e këtij krimi nuk dihen me saktësi, por policia thotë se dyshon për zjarrvënie të qëllimshme. Emrat e dy autorëve nuk janë bërë të ditur. Ka qenë ora 23:20 e mbrëmjes së kaluar kur papritur dy persona me skafandër në kokë dhe me një motor janë afruar tek mjeti tip “Benz” i gjyqtarit Andri Ymeri duke e lyer me lëndë djegëse benzinë dhe duke i vënë flakën makinës që ndodhej e parkuar afër Kishës Françeskane në Shkodër.

Gjyqtari Ymeri u pyet nga prokuroria në lidhje me konfliktet e mundshme. Ndërkohë policia doli me njoftim zyrtar.

Njioftimi i policisë
Më datë 24.11.2019, rreth orës 23.20, në lagjen “Vasil Shanto”, Shkodër, në rrethana ende të paqarta ka rënë zjarr në dy mjete të parkuara tip Volksëagen në pronësi të shtetasit A. T. 50 vjeç, dhe në mjetin Mercedes-Benz, në pronësi të shtetasit A. Y. 40 vjeç, me detyrë Gjyqtar pranë Gjykatës Shkallës së parë Shkodër. Si pasojë mjeti në pronësi të shtetasit A.T është djegur pjesërisht ndërsa mjeti në pronësi të shtetasit A.Y është djegur plotësisht.

Në lidhje me ngjarjen është ngritur një grup i posaçëm hetimor nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër,, ku vijon punën për mbledhjen e provave me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorëve pasi paraprakisht dyshohet si ngjarje e qëllimshme.