Berisha me përfaqësues të shqiptarëve të Luginës së Preshevës, denoncohet spastrimi etnik!

Miq, prita ne takim zoterinjte Muharrem Salihu, kryetar dege i APN, Alternativa per Ndryshim, Medvegje dhe keshilltar komunal ne kete komune, Armend Aliu, zv Kryetar i APN dhe zv/kryetar i Komunes se Presheves, Arber Pajaziti, Kryetar i APN ne Bujanoc.

Ata me informuan me zbatimin e politikes se spastrimit intensiv dhe masiv etnik nga autoritetet serbe te shqiptareve kryesisht ne komunat e Medvegjes dhe Bujanocit duke perdorur per kete qellim te mirefillte rracist antishqiptar listat e zgjedhesve dhe metoda te tjera qe nuk jane perdorur ndonjehere me pare.

Keshtu, ne zbatim te kesaj politike te gjithe ata qe nuk gjenden ne shtepi ne momentin e verifikimit atyre tyre hiqet emri nga lista e votimit dhe çrregjistrohen nga vendbanimi ku ata jetojne prej dekadash dhe shekujsh.

Por per tu shpallur i paqene ne fshatin/qytetin ku jeton nga Beogradi mjafton qe postieri kur sjell posten dhe nuk gjen njeri ne ate moment ne shtepi njofton rregjimin serb dhe shqiptari qe nuk u gjend ne ate moment ne banesen e tij çrregjistrohet menjehere nga vendbanimi i tij. Te njejtin fat pesojne edhe ata banore shqiptar te komunave te Lugines se Presheves qe udhtojne per ne Kosove.

Pasi ata kalojne kufirin me dokumenta te rregullta per te shkuar ne Prishtine, policia serbe njofton gjendjen civile dhe ju hiqet gjendja civile nga komuna ku ata kane jetuar deri tre ore me pare.

Duke ndjekur kete praktike antishqiptare albanofobe te serbomadhit Vuçiç, vetem nga Medvegja keto vitet e fundit ju kane hequr mbi 5000 shqiptareve te drejten e vendbanimit te tyre me qellim spastrimin etnik te komunes nga shqiptaret.

Per te pare nga afer dhe inkurajuar direkt kete vale te eger te spastrimit etnik te shqiptareve, ne nje hark kohor te shkurter vet presidenti i Serbise dhe serbomadhise Vuçiç ka vizituar dy here Medvegjen.

Po keshtu nga Bujanoci jane çrregjistruar nga autoritetet serbe 800 banore shqiptar me qellim ndryshimin e shpejte te reparteve nderetnike ne kete komune me shumice shqiptare. Kjo politike qe drejtohet direkt nga Vuçiç nuk ka ekzistuar as ne kohen e Millosheviçit, theksoi zoti Muharrem.

Ne takim denova me ashpersine me te madhe kete politike qe nisi te zbatohet me shpejtesi pasi Zografi Bis, Miladini shqipfoles dhe Baton Stanishiqi nisen punen me padronin e tyre serbomadhin Vuçiç per ndarjen e Kosoves midis Serbise dhe Shqiperise.

Gjithashtu ne takim rame dakort qe perfaqesuesit e Lugines se Presheves te denoncojne kete vale te eger te spastrimit etnik te shqiptareve nga Lugina e Presheves nga qeveria Vuçiç ne OKB, Kongresin e SHBA, Parlamentin Europian, Keshillin e Europes, OSBE si dhe prane qeverive dhe parlamenteve te vendeve te medha perendimore. sb