Ish-zyrtari i CIA dënohet me 19 vjet burg pasi i shiti sekretet Kinës

Një ish-punëtor i Agjencisë Qendrore të Inteligjencës në Shtetet e Bashkuara është dënuar me 19 vjet burgim për shkak të shitjes së të dhënave sekrete për qeverinë kineze.

Jerry Chun Shing Lee, 55 vjeç, ka punuar në CIA 13 vjet në disa vende dhe kishte të dhëna të klasifikuara dhe për emrat e zyrtarëve të fshehtë të CIA-s në Kinë.

Në maj të këtij viti, ai u deklarua fajtor për përpjekjet për spiunazh në emër të qeverisë kineze. Megjithatë, avokatët e tij kishin thënë se klienti i tyre nuk është spiun kinez.

Megjithatë, një gjykatë amerikane kishte zbuluar se personi i dyshuar kishte komunikuar me dy zyrtarë të inteligjencës kineze, të cilët i kishin dërguar zarfe me kërkesa për të dhëna sekrete në këmbim të parave. Zyrtarët kinezë i kishin kërkuar 21 lloje të dhënash nga ky person.

Në maj të vitit 2010, pas kërkesës së zyrtarëve të inteligjencës kineze, Lee e kishte hartuar një dokument ku tregoheshin vendet ku do të shkojnë zyrtarët e CIA-s dhe i kishte informuar ata për një operacion i ndjeshëm.

Për këtë shërbim, atij i ishin premtuar 100 mijë dollarë dhe siguri për tërë jetën, thuhet në dokumentet e gjykatës.

Kështu, nga maji i vitit 2010 deri në dhjetor të vitit 2013, ai i kishte depozituar mijëra dollarë në llogarinë e vet bankare, shkruan “CNN”.