Tjetër mesazh i fortë i Presidentit

Presidenti i Republikës Ilir Meta, nëpërmjet një postimi në Facebook, ka bërë sërish thirrje të hapur për refendum.

“Sot është dita e Referendumit të tradhtuar. KOHA PËR REFERENDUM TË RI!”, shkruan Presidenti, duke rikujtuar 22 nëntorin e 1998-tës, ku u miratua nga populli me referendum Kushtetuta aktuale e Shqipërisë.

Fotot që ka zjgedhur të postojë sot bashkangjitur postimit janë ajo e Kushtetutës së Shqipërisë dhe e tij teksa përshëndet ushtarin e Gardës që punon në Presidencë.

Rikujtojmë se edhe ditën e djeshme për mediat Meta deklaroi see vetmja mundësi që ka ngelur për të zgjidhur krizën politike në vend është referendumi.

“Tani ka vetëm një zgjidhje për Edi Ramën dhe disa palaço ndërkombëtarë. Vetëm referendumi. Ata të dalin me Edi Ramën dhe unë do dal me gjithë shqiptarët që duhet të marrin në dorë sovranitetin e vendit se nesër është edhe dita kur u votua Kushtetuta më e mire që ne bëmë. Prandaj larg duart nga Gjykata Kushtetuese. Hipokritët që duan të cojnë gjoja tani këto akte në Venecia janë hipokritë se duhet të çonin zgjedhjen e Arta Markut. Tani duan ta bëjnë për të shpëtuar Dvoranin, Dvorani ka patur garanci edhe nga disa ndërkombëtarë për të përdhunuar procesin. Zgjidhja është referendumi dhe këtë punë ta vendosin shqiptarët”, u shpreh Meta.

meta1