Helmohen nxënësit e një shkolle 9-vjeçare

Nxënësit e një shkolle 9-vjeçare në Golem kanë shfaqur shenja helmimi.

Mësohet se dy ambulanca janë nisur drejt shkollës për të bërë transportimin drejt spitalit, të nxënësve që kanë shfaqur probleme shëndetësore.

Dyshimet paraprake, siç bëjnë me dije burime nga Qendra e Urgjencave tek Ministria e Shëndetësisë, janë se nxënësit janë helmuar me lëndë kimike, megjithatë shkaku pritet të zbardhet nga analizat e mëvonshme.

ambulance naten c1200x600