Basha lobon për negociatat, Rama në Riad për shitje pikturash dhe darka me sheikë!

Ndërkohë që kryetar i PD, Lulzim Basha vijon lobimin për hapjen e negociatave me BE-në, Kryeministri Edi Rama vijon turin prej sheiku duke shitur piktura.

Kështu shkruan Kryetari i FRPD-së, Belind Këlliçi, në një postim në rrjet, duke bërë një krahasim mes aktiviteteve të Lulzim Bashës në samitin e PPE-së dhe atyre të Kryeministrit Edi Rama që ka udhëtuar drejt Riadit, Arabia Saudite.

Këlliçi shkruan se Rama ka shkuar në Riad për të shitur pikturat e tij, sepse në këtë mënyrë pretendon se do të justifikojë pasurinë në ditën e gjykimit të madh.

“Për fajin e Edi Ramës, Shqipëria ka bërë regres në rrugën drejt BE duke shtuar kushtet vit pas viti. Shqiptarët po shpërngulen dhe shpopullojnë vendin duke shkuar rrugëve të Botës si azilkërkues, ndërkohë qe ai i sfidon duke pozuar në Riad, me Princin e Kurorës dhe me librin e tij të pikturave në duar”, shkruan Këlliçi.

bas

11 13

bb 5

auto basha1574327320

Basha 10

75588232 2766330760084754 8156330215807647744 o