Ballina Aktualitet Reagime të forta në Kosovë ndaj Ramës pas publikimit të hartës skandaloze

Reagime të forta në Kosovë ndaj Ramës pas publikimit të hartës skandaloze

Kosova ka reaguar fuqishëm ndaj kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama pas skandalit të publikimit përmes Facebook-ut të tij të një harte ku Kosova shfaqej si pjesë e Serbisë.

Ky skandal ka sjellë reagime nga ana e zyrtarëve të Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Përmes postimeve në rrjetet sociale, ata i tregojnë Ramës se, Kosova është shtet i pavarur.

Në  një shënim në Facebook Ismet Beqiraj shkruan se, Kosova është shtet nga 17 shkurti i vitit 2008, ndërsa postimin e Edi Ramës e quan turpi i radhës.

“Për ata që “nuk e dinë”, për Edin e Shqipërisë, Kosova shtet i Pavarur e sovran është shpallur më 17 shkurt 2008, me hartën dhe kufijtë e saj. Nuk habitem me turpin e tij të radhës”, shkruan ai.

Exit mobile version