Basha: E gjithë Shqipëria punon për një kalçeto me oligarkë të Edi Ramës! Fermeri është harruar…

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ndodhet në një takim me fermerët në Devoll në kuadër të takimeve ‘Rrugëtimi për Shqipërinë’.

Në fillim të takimit, Basha ka kërkuar të mbahet një minutë heshtje për ndarjen nga jeta të Pishtarit të Demokracisë, Artur Kreka.

“Dua t’ju ftoj të ndërojmë kujtimin e një njeriu të jashtëzakonshëm, të një kampioni të vërtetë, që bëri krenare jo vetëm Korçën ,me fitoret e tij në sportin e mundjes, një kampioni të demokracisë në ditët e saj të para, pishtarit të demokracisë, Artur Krekës, që u nda nga jeta ditën e djeshme.

Njerëz si Arturri përbëjnë frymëzim në çdo kohë, por edhe për brezat e rinj tani. Kur njeriu mbledh kurajon në shpirt dhe lufton për gjërat më themelore që e bëjnë baba, që janë liria, atëherë nuk ka e keqe që tu rri përballë. I tillë ishte Arturi dhe bashkëluftëtarët e tij për demokraci.

Fatkeqesisht edhe pse është viti 2019, dhe po mbushen 30 vite nga hyrja e demokracisë, ky regjim na ka kthyer shumë vite pas, që nga shkelja e ligjit më të dyja këmbët, kapja e institucioneve e me radhë.

Sa një kalçeto janë, më thanë në Shkodër. E gjithë Shqipëria punon sa pë një kalceto njerëzish të korruptuar.

Te gjithë bashkë jemi një forcë e pandalshme për ndryshimin. Sezon pas sezoni që vij pranë jush dhe ndryshimet nuk janë pozitive, janë negative, bujqësia e braktisur. Femeri i është nënshtruar terrorit të shtetit, që e bëjnë punën tuaj të pavlerë në treg”, tha Basha ndër të tjera.

Basha tha ndër të tjera se, kostot e rënduara e kanë bërë bërë punën e fermerit të pavlerë në treg. “E gjithë Shqipëria punon për një kalçeto me oligarkë të Edi Ramës.

Kemi bërë hapa pas, fermeri është harruar. Kostot e rënduara e kanë bërë punën tuaj të pavlerë në treg

Produktet tuaja përfundojnë në kanal të pashitura sepse sektori I bujqësisë dhe blegtorisë, është sektori më i braktisur

Shqipëria është i vetmi vend në Ballkan që qeveria nuk e mbështet fermerin me financime

Vit pas viti mbështetja për fermerët sa vjen e ulet. Edhe këtë vit mbështetja në buxhet është shumë e ulët

Potenciali është i jashtëzakonshëm, por ju mungon një qeveri që ju mbështet. Ne kemi një qeveri që ju rëndon me politika abusive duke e renditur vendin në vendin e tretë më të korruptuar të botës. Edi Rama hyri në histori për rekordin e korrupsionit’, tha Basha ndër të tjera.

11 7

basha1 4