Studentët paralajmërojnë protesta në Dhjetor

Studentët do të nisin sërish protestat në dhjetor dhe tashmë ka edhe një datë. Është “Lëvizja për Universitetin” e cila njofton se më 4 dhjetor ora 11.00 studentët do të dalin sërish në shesh përpara ministrisë së Arsimit.

Sipas njoftimit të shpërndarë në rrjetet sociale, studentët do të protestojnë sërish për plotësimin e kërkesave të tyre.

“ME MIJËRA NË PROTESTË! Më 4 dhjetor, në njëvjetorin e nisjes së protestave madhështore të studentëve, mblidhemi sërish me mijëra në protestë:

KUNDËR, Ligjit të arsimit të lartë, Financimit të universiteteve private me paratë tona, Abuzimit me të drejtat e studentëve PËR Arsim cilësor, Dyfishimin e buxhetit të arsimit të lartë, Përgjysmimin e të gjitha tarifave,

Votë të barabartë studentë-pedagogë, Kushte dinjitoze studimi dhe jetese, Perspektivë punësimi profesional. NE DO TË FITOJMË! BASHKË ME STUDENTËT, E GJITHË SHOQËRIA!”- thuhet në njoftim