Ballina Kryesore Noterja: Gjyqtarja u betua se do të zbatojë Kushtetutën për 20 mijë...

Noterja: Gjyqtarja u betua se do të zbatojë Kushtetutën për 20 mijë lekë (të vjetra)

Arta Vorpsi u betua para noteres Miranda Xhemalçe duke marrë detyrën si anëtare e Gjykatës Kushtetuese.

Noterja ka deklaruar për ABC neës se gjithçka e ka bërë sipas ligjit.

“Në praninë time duke më vënë në dijeni për çfarë bëhet fjalë. Në bazë të ligjit kam të drejtë të legalizoj nënshkrimet e shtetasve.

Kam legalizuar nënshkrimin e saj. M’u paraqit me kartë. Verifikova kartën dhe nga sistemi dhe kam bërë vërtetimin e nënshkrimit të saj, emër mbiemër.

Deklarata është 20 mijë lek të vjetra, 4mijë lek TVSh dhe 2 mijë lek taksa e pullave. Bëj mbi 10 deklarata në ditë të njerëzve të ndryshëm. Arta Vorpsi është klientja ime, që përpara 5 ose 6 vitesh ka ardhur ka noterizuar dokumente”, deklaroi noterja Miranda Xhemalçe.

Exit mobile version