Basha: 1200 euro pagë për mjekët, 700 euro për infermierët! Shërbim si në vendet e Rajonit

Kryetari i PD, Lulzim Basha, ka folur në takimin me biznesin e vogël në Fier edhe për shëndetësinë, pas ankesave që të pranishmit në takim i paraqitën për mashtrimet e Rilindjes, ku nuk kanë mundësi të bëjnë qoftë edhe një mamografi në spitalin e qytetit.

‘Profesionet e lira janë në të njëjtat vështirësi si biznesi i vogël. Sigurisht që do i kushtoj një javë të veçantë edhe shëndetësisë. Shëndetësia shqiptare nuk ka qenë kurrë në këtë nivel. Në nivel me keq se edhe Maqedonia e Veriut dhe Kosova. Jo vetëm kaq, por vazhdon edhe me largimin e mjekëve si kurrë më parë në këto 30 vite. Sot jemi më keq se edje në vitin 1950 përsa i përket raportit mjek për frymë. Pse? Sepse të gjithë po mësojnë gjermanisht dhe po ikin ne emigracion. Na duhet një plan emergjence shëndetësor për kombin.

Masa e parë. Do të garantojmë 1200 euro pagë për mjekun si dhe 700 euro për infermierët. Po kështu do të garantomë një shpërblim të mjaftueshëm për të ndaluar hemoragjinë e largimit. Të paktën të kemi shërbim si në nivelet e rajonit’, tha Basha.

fier

bashaaa