Rebelim qytetar ndaj Policisë: O kriminelë, distancohuni ju nga dhuna o monstrat e Lleshit…

Qytetarë kanë shprehur rebelimin kundër aksionit të dhunshëm që ka ndërmarrë Policia që prej mëngjesit të kësaj të marte ndaj banorëve të Astirit në kryeqytet.

Që prej mëngjesit të sotëm, IKMT dhe IMT të mbështetur nga policia, kanë nisur aksionin për shembjen e banesave te zona e Astirit, në kuadër të projektit për rikonstruktimin e rrugës nga Sheshi Shqiponja deri te mbikalimi pranë pranë Pallatit me Shigjeta. Aksioni është kundërshtuar nga banorët, të cilët janë përplasur me policinë, duke shkaktuar të plagosur nga të dyja palët. Gjatë aksionit, krahas dhunës fizike, policia ka përdorur edhe gaz lotsjellës. Banorët e kanë cilësuar Policinë “një bandë shtetërore”.

Në një status në rrjetet sociale, Policia ka shpërndarë një njoftim, ku i bën apel banorëve të Astirit “të distancohen nga dhuna dhe të mos bien pre e provokimeve, pasi do përballen me pasojat ligjore”.

Kjo ka sjellë rebelimin e qytetarëve, që janë shprehur kundër qëndrimit të Policisë. Thuajse të gjithë komentuesit e dënojnë aksionin e dhunshëm të Policisë.

“O kriminelaaaa, distancohuni ju nga dhuna ooo monstraaa, o te pashpirt. Zoti ju mallkoftë aty ku ju dhemb më shumë!”, komenton një qytetare.

“T’ju vijë TURP!!! Jeni Policia e Shtetit dhe jo policia e Lleshit!!!”, komenton një qytetar.

“Bravo Policia e shtetit po e fitoni ‘luftën’ me banorë të pafajshëm, se kriminelëve ju rruani leshtë!”, shprehet një tjetër.

“Nuk e lexova të gjithë. Sepse nuk kam nerva të lexoj. Budalliqet e shtetit, por t’ ju vijë turp si shtet. Nëmarok në 1 vend të humbur. Ndoshta edhe më e humbur se Shqiperia. Shteti i prish shtepiat per te hapur 1 rruge. Por ato pa letra i paguan 90%. Dhe ato me letra 100%. Ku do shkojn ato njerez te pa streh. Dimri po vjen. Me ate rroge ne shqiperi.

Dhe me ato cmime. Nuk do arrijn kurre ta bejn 1 shtepi tjeter. Por shteti shqiptare. Ne ate kohe qe jan ber kto ndertime. Pse i pranoi. Te ndertohen. Pse u shiten. Ku ishte shteti. Po vidhte floririn ne krrabe. Dhe nuk kishte kohe. Uroj me shpirt. Qe te gjith politikaneve. Kancer ju bafshin ato leke. Qe po vjedhin. Dhe na lan ne gurbet. Dhe vijm ne shqiperi. Ndertojm dicka. Dhe na e prishin”, është një tjetër koment.

“TURP TURP TURP TURP TURPPPP ky institucion nuk eshte me i Shqiptarve por eshte 100% i kriminelve ne pushtet! Paguheni nga taksat tona per te mbrojtur rendin dhe sigurine publike ee joooo te jeni vegla te mafias ne pushtet! TURP INSTITUCIONI ME I NEVERITUR NE TGJITH REPUBLIKEN E SHQIPERISE TURP TE KENI O ANTI SHQIPTARE OO KRIMINELA!”, shkruan një qytetar.

unaza2

auto 74323826 10157703256948781 8110534195006144512 n1573549940

75356798 2762959517068067 4280764818404671488 n