Kur populli “lëviz” nuk ka forcë që ta ndalojë!

Ish-deputeti i PD-së Tritan Shehu, i ka bërë thirrje qytetarëve që të ngrihen të protestojnë, ndërsa thotë se “kur populli lëviz nuk ka forcë që ta ndalë”.

Me një shënim në Facebook, ndërsa sjell rastin e Presidentit të Bolivisë, Shehu shton se populli duhet të lëvizë me të gjithë fuqinë e tij për të “mbrojtur të sotmen dhe të ardhmen”.

Postimi i plotë

Shqiptaret e dine se presidentin e Bolivise populli e “dergoi” azilant ne Meksike!?

Mbasi Morales deformoi procesin e votimit bolivianet protestuan per jave te tera, pa nderprerje e te vendosur pikerisht per vendosjen e demokracise aty.

Rezultati i kesaj rezistence popullore eshte ne foton e meposhteme, nisja e Morales neper nate me avion per ne Meksike pa bilete kthimi.

Kur populli “leviz” nuk ka force qe ta ndaloje, por duhet te “levize” me fuqine e tij per te mbrojtur pikerisht te sotmen e te ardhmen e vet.

Ky eshte nje parim universal per vendosjen e mbrojtjen e demokracise kur institucionet nuk duan apo nuk mundin ta sigurojne kete.

Atehere eshte fjala e “sovranit” qe “ben ligjin”.

Ky parim eshte i vlefshem edhe per shqiptaret, askush nuk duhet ta harroje kete, autokrate dhe te vuajtur, te paret per te mos ta trashur zullumin, te dytet per te qene koshient se si mund ta kepusin ate kur trashet.