Berisha publikon videon shokuese: Njerëz që u bie të fikët, britma dhe kaos!

Ish-Kryeministri Sali Berisha ka publikuar pamje dramatike nga përplasja e sotme e forcave të policisë me banorë të Astirit.

“Kriminele me uniforme te Edvin Kristaq Xhelatit hedhin gaz brenda ne lokal dhe helmojne qytetaret”, shkruan Berisha në komentin që shoqëron videon në rrjetet sociale.

Që prej mëngjesit të sotëm, IKMT dhe IMT të mbështetur nga policia, kanë nisur aksionin për shembjen e banesave te zona e Astirit, në kuadër të projektit për rikonstruktimin e rrugës nga Sheshi Shqiponja deri te mbikalimi pranë Pallatit me Shigjeta.

Aksioni është kundërshtuar nga banorët, të cilët janë përplasur me policinë, duke shkaktuar të plagosur nga të dyja palët. Gjatë aksionit, krahas dhunës fizike, policia ka përdorur edhe gaz lotsjellës. Banorët e kanë cilësuar Policinë “një bandë shtetërore”.

Norkohorrat e Edvin Mafise versulen barbarisht kunder heronjve te Astirit.Denoj me ashpersine me te madhe dhunen kriminale ndaj tyre dhe ju bej thirrje shqiptareve te ngrihen me te gjitha mjetet kunder narkoshtetit te Edvin Mafise! sb

Gepostet von Sali Berisha am Dienstag, 12. November 2019