Basha njofton konferencë urgjente për mediat

Kryetari i opozitës Basha ka njoftuar një dalje urgjente për mediat për të përcjellë reagimin e PD në lidhje me zhvillimet e fundit dramatike tek Unaza e Re, ku qytetarët janë dhunuar në mënyrë barabare nga regjimi dhe po u prishin shtëpitë.

Basha ka qenë gjithmonë në krah të banorëve të Unazës së Re në protestat e tyre të përditshme se bashku me ish-grupin parlamentar. Konferenca për mediat do të mbahet në orën 12.30 minuta.

Partia Demokratike ka publikuar emrat e banorëve të Astirit që kanë përfunduar në spital, pas situatës së tensionuar tek Unaza, ku pati përplasje me policinë pasi IKMT nderhyri per shembjen e banesave.

Ish-deputetet e PD-së Albana Vokshi dhe Dhurata Çupin vizituan nga afër banorët e plagosur, mes të cilëve ka dhe të moshuar, ku më i vjetri është Isuf Gjata 80 vjeç. Ndërkohë, dy prej 7 të lënduarve janë gra.

LISTA E PUBLIKUAR NGA PD
Mahmut Imallari 57 vjeç
Isuf Gjata, 80 vjeç
Artur Nuja, 43 vjeç
Gentian Alla, 36 vjeç
Çerçiz Jaçe, 74 vjeç
Adelina Shehu, 46 vjeç
Dhurata Shehu, 69 vjeç