Urdhër-arresti për Kajmakun, zhduket ish-kryebashkiaku i Ramës!

Prokuroria e Përgjithshme kërkon arrestimin e Agim Kajmakut. Mësohet se Kajmaku është shpallur në kërkim nga policia, pasi nuk është gjetur në shtëpinë e tij.

Pak ditë më parë, Prokuroria kërkoi shkarkimin e tij nga detyra si kryebashkiak i Vorës.

Ndërsa KQZ-ja vendosi shkarkimin e tij nga detyra ku ishte emëruar nga Edi Rama, në votimet e 30 qershorit.

Sot policia ka shkuar në shtëpinë e Kajmakut me urdhër-arrestin në dorë, por nuk e ka gjetur.

Vetëm një ditë para se të shkarkohej nga KQZ-ja, Agim Kajmaku shkarkoi nga detyra 2 nënkryetarët e Bashkisë së Vorës, duke lënë në detyrë si kryebashkiak zëvendësues, Sekretarin e Përgjithshëm të bashkisë.

Njëri prej nënkryetarëve të bashkisë ishte njeri i besuar i Belinda Ballukut dhe ky vendim i Kajmakut u cilësua si ‘puç’ ndaj ministres së Ramës.

Pikërisht për këto lëvizje, prokuroria e ka shpallur në kërkim Agim Kajmakun.

‘Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Tiranë ka shpallur në kërkim me masë sigurimi me arrest në burg, në lidhje me hetimin që zhvillohet në ngarkim të shtetasit Agim Kajmaku, i dyshuar për kryerjen e veprave penale, Shperdorim detyre, sipas nenit 248 te Kodit Penal, fallsifikimi i formulareve, neni 190 i Kodit Penal, dhe Ushtrimi i funksioneve pas dhënies fund të detyrës, neni 249 i Kodit Penal’, njofton prokuroria e Tiranës.

Prokurori që ka firmosur arrestimin e Kajmakut është Kolë Hysenaj.

rama kajmaku

Agim kajmaku

auto kajmaku rama1573122483