Reforma Zgjedhore/ Opozita vazhdon punën për të pasur gati Platformën dhe zgjidhjet ligjore

Opozita vazhdon punën për të pasur gati Platformën dhe zgjidhjet ligjore lidhur me Reformën Zgjedhore, miratimi i së cilës është një nga kushtet e Bundestagut për hapjen e negociatave.
Opozita ka propozuar edhe Mekanizimin e posaçëm për të siguruar gjithë përfshirjen dhe konsensusin në miratimin e Reformës Zgjedhore.

Sot në orën 18.00 u mblodh Grupi i Punës së Opozitës së Bashkuar për Reformën Zgjedhore. Në mbledhjen e sotme, në rend dite do të jetë:

1. Vijimi i diskutimeve për platformën e votimit, numërimit dhe identifikimit elektronik, duke patur në fokus çështjen e fshehtësisë dhe integritetit të votës. Gjithashtu, do të ketë një prezantim.

2. Propozimet lidhur me shmangien e votimeve familjare, listat e zgjedhësve dhe regjistri i gjendjes civile.

3. Diskutime për Rekomandimet e ODIHR, që identifikohen si me natyre politike dhe që kërkojnë vetëm vullnet politik.