Përplasje në Sarandë, policia nuk ndërhyn: Janë tanët!

Ish-Kryeministri Sali Berisha ka publikuar mesazhin e një qytetari i cili shkruan se, një përplasje me armë ka ndodhur në Sarandë. Berisha shkruan se, policia nuk ka ndërhyrë.

Sipas mesazhit të publikuar nga ish-Kryeministri, ngjarja ka ndodhur në lagjen nr 3, rruga “Lefter Talo”. Referuar mesazhit autorët e armatosur ishin në një automjet smart të bardhë me targa greke.

Postimi i ish-Kryeministrit Berisha

Perplasje me arme ne Sarande, narkopolicia nuk nderhyn: Jane tanet! sb

Pershendetje doktor, ne Sarande sapo ndodhi nje sherr i cili perfundoj ne perdorimin e armeve policia erdhi dhe nuk i beri asgje agresorve te cilet ishin te armatosur me nje smart te bardhe me targa greke, sherri ndodhi ne lagjen nr 3 rruga “Lefter Talo” siguria esht zero,zoti te na rruaj! Anonim te lutem.