Bizneset: Të krijohen zona të lira biznesi

Gjatë bashkëbisedimit me kreun e opozitës, biznesmenët janë ankuar se, po ikën krahu i punës dhe njerëzit e mendjes.

“Të orientohet tregu dhe të stimulohet biznesi që të prodhojmë për ekspertin. Duhet të garantohet prodhimi i lëndës së parë tekstile, sepse e importojmë nga Kina dhe kjo sjell kosto.

Nëse sigurohet lënda e parë nuk mbetemi akllevër të kompanove të huaja por sigurojmë prodhim Made in Albania për tregun tone”, u shpreh një nga biznesmenët.

Basha tha gjatë fjalës së tij se, ne duhet të largojmë sistemin feudal ku sukses ka ai që njeh dikë. “Kemi ekonomi të kontrolluar dhe gjithë pasuria kontrollohet nga një grup kalçeto.

Nëse do të bësh punë dhe të ecësh para duhet të shkosh te kalçeto e Edi Ramës. Ne nuk kemi ndërmend të zëvëndësojmë kalçeton e Ramës me një kalçeto tjetër”, u shpreh Basha.