Zbulohet kush është mikesha e Redjan Rrajës që u mor në pyetje nga Prokuroria (Foto)

Detaje të reja janë zbuluar nga hetimet për atentatin ndaj prokurorit Arjan Ndoja tek mbikalimi i Shkozetit, në Durrës, ku mbeti i plagosur Landi Muharremi dhe ndërroi jetë shoferi i tij, Andi Maloku.

Pak më parë u raportua se është marrë në pyetje një nga personazhet e njohur të shoëbizzit shqiptar, e cila komunikonte me Redjan Rrajën dhe që ishte një modele e njohur në televizionet shqiptare.

Bëhet e ditur se vajza e njohur është pikërisht Kejvina Kthella, ish-velinë e emisionin “Xing me Ermalin” dhe që dy vitet e fundit është bërë mjaft e njohur.

Hetimet kanë zbuluar se modelja e njohur kishte miqësi me Redjan Rrajën, i arrestuar pak ditë më parë, në pikën kufitare të Hanit të Hotit, në tentativë për t’u larguar nga Shqipëria.

Raportohet se Kthella kishte bisedime të shpeshta telefonike me 34-vjeçarin Rraja.

Ndërkohë, po të njëjtat burime bëjnë me dije se Kthella është marrë në pyetje për të zbuluar më shumë rreth lëvizjeve të Rrajës, ditën e atentatit, por edhe për të mësuar më shumë mbi jetën e këtij të fundit. /Faxnews/

1 15

Kejvina Kthella