Fermerët e Myzeqesë protestë në Tiranë: “Kemi marrë kredi, banka do lekët, ku t’i gjejmë? Nuk ka treg

Fermerët e Myzeqesë kanë ardhur në Tiranë për të protestuar për problematikat me të cilat përballen çdo ditë. Ata po protestojnë tek Ministria e Bujqësisë.

Fermerët e Myzeqesë prej kohësh janë protestojnë për problematikat me të cilat përballen çdo ditë.

Fermerët shprehen se prodhimi nuk u shitet dhe detyrohen ta hedhin. “Kemi marrë kredi, banka do lekë, ku t’ i gjejmë. Kemi 5 vite në këtë situatë. Nuk ka treg. Në Tiranë është me 100 lekë kurse ne e shesim me 1 lekë. Kërkojmë nga qeveria të na japë subvencionet.

Nuk ka dhënë asnjë subvencion. Më thanë që duhet të merrja 500 mijë lekë shtatorin e vitit të kaluar dhe nuk i kam marrë. Kam 3 dynym sera dhe nuk po nxjerr dot lekët për bukën time”, tha një prej fermerëve.

“Prodhimi nuk është shitur, ka mbetur në sera. Kam bërë 3 vite rresht dokumentet dhe nuk më kanë dhënë asgjë”, shtoi një tjetër fermer.

Fermerët akuzojnë qeverinë se po i gënjen. “Nuk kemi shpresa nga ky shtet po na gënjen. Në këtë moment që ky popull është keq të na japë një subvencionim që ti mbjellim sërish vitin tjetër”, u shpreh një nga fermerët.

1 10

3 9

4 6

5 6