Basha: Paga minimale do të jetë 300 euro në qeverisjen tonë! Rritja e pagave në sektorin privat duke hequr disa taksa

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka premtuar nga takimi të rinjtë në Vlorë, edhe për rritjen e pagës minimale në 300 euro.

‘Paga minimale do të jetë 300 euro në qeverisjen tonë. Rritja e pagave në sektorin privat realizohet duke hequr disa taksat që kjo qeveri i çon në xhepa të paditur. Pra duke krijuar lehtësi që të investojnë tek punëmarrësit’, tha Basha ndër të tjera

“Të shihemi sy më sy dhe të flasim për gjithë ato probleme që ju shqetësojnë, por edhe për shpresat që ky rrugëtim të çojë në ndryshimin që kërkon shumica e shqiptarëve. Rinia duhet të marrë fatin e vendit në dorë. Ka ardhur koha të mos bëjmë kompromis në kurriz të rinisë”, u shpreh Basha.

Basha tha më tej se, Shqipëria është në krizë shprese. “Për të dalë duhet të gjejmë diagnozën. Në Shqipëri martim vendimr një grusht njerëzish që nuk e kanë legjitimitetin për këtë vendimarrje. Këtu kemi ardjir sepse pushteti është marrë me ndihmën e krimit. Kemi një qeveri që nuk përfaqëson interesat e rinisë, por interesin e krimit. Kjo zgjidhet vetem me zgjedhje të lira. Nuk shkohet në Europë të dalë nga krimi dhe të zhytur në korrupsion’, u shpreh Basha.

4 7

2 12

3 10