Skema e re e pushtetit për të vjedhur zyrat e postës: Fajin e ka kompania e sigurisë…

Duket se kemi të bëjmë me një skemë të ngjashme me atë të vjedhjes së parave të bankave në aeroportin e Rinasit.

Tani kjo skemë po vihet në zbatim edhe në rastin e vjedhjes së parave tek zyrat postare si rasti i djeshëm në Krujë ku Drejtor është vëllai i deputetit Rraja me precedent kriminalë

Drejtori i Postës Shqiptare, Laert Duraj ka reaguar pas ngjarjes së djeshme në Krujë, ku disa persona grabitën kasafortën me para në filialin e institucionit që ai drejton. Shuma e parave të grabitura ishte planifikuar si zakonsisht të shpërndahej për pensionet në këtë qytet

Ai tha se zyra postare e Krujës ka qenë brenda standardeve të kërkuara, ndërsa shtoi se faji kryesor për këtë ngjarje është i kompanisë së sigurisë, pasi sipas tij, kompania nuk ka vepruar siç duhet ndaj rastit. Sipas tij, situata sot në Krujë është e qetë dhe vijon normalisht shpërndarja e pensioneve.

“Zyra postare e Krujës ka qenë brenda standardeve. Sistemi sinjalizues ka funksionuar në mënyrë perfekte. Grabitësit morën kasafortën dhe arritën të largoheshin. Nga ana jonë është ngritur një grup pune për situatën në gjetjen e keqbërësve.

Përgjegjësia e kompanisë në këtë rast është e qartë. Çdo dëm që shkaktohet ndaj postës, do të paguhet nga kompania.Sistemi jonë është shumë i mirë, dhe nga kontratat janë që kompania që neglizhon penalizohet deri në qindarkën e fundit”-tha mes tjerash ai.