Shkrimtari i njohur francez në mbrojtje të Teatri Kombëtar: Nuk shembet, do të restaurohet!

Shkrimtari dhe gazetari francez, Stephan Bern, i ka dalë në mbrojtje Tetrit Kombëtar dhe është kundra shembjes së këtij institucioni.

Në një status në Facebook, Bern, i është bashkuar nismës së Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit.

Regjisori Robert Budina, njëkohësisht një prej zërave më të fortë kundër asgjësimit të ndërtesës aktuale të Teatrit, ka postuar në Facebook qëndrimin e Bern në mbrojtje të godinës.

Për Robertin, bashkë punojmë për të shpëtuar Teatrin Kombëtar Shqiptar dhe mbrojmë trashëgiminë europiane. Është urgjente. Miqësisht, Stephan Bern”, është dedikimi i gazetarit francez në librin e tij për trashëgiminë kulturore.

Postimi

Në konferencën e Europa Nostra në Paris u takuam me Stephan Bern gazetar dhe shkrimtar, i cili fitoi vjet çmimin e Europa Nostras. Stephan ka shkruar librin e tij të fundit për trashëgiminë kulturore. Në librin e tij të ri ky ishte dedikimi për ne:

Për Robertin, bashkë punojmë për të shpëtuar Teatrin Kombëtar Shqiptar dhe mbrojmë trashëgiminë europiane. Është urgjente.

Miqësisht

Stephan Bern

Teatri do të restaurohet

2 28

3 15